Vijojnë të mbeten të larta shifrat ditore të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me COVID-19.
Nga 3331 testime të kryera kanë rezultuar 670 raste të reja pozitive në të gjithë vendin.
Si gjithmonë vatra më e nxehtë vijon të jetë Tirana ku janë rregjistruar 262 raste.
Ndërkohë Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 505 janë shëruar duke e çuar në 41969 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend janë duke u trajtuar 279 pacientë, 24 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar masat e sigurisë, distancën dhe përdorimin e maskave në të gjitha ambjentet e hapura e të mbyllura.
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/