ShowBiz

Shtatëzanë për herë të dytë…, modelja ngre dyshimet pas fotove të fundit

Belen Rodriguez mund të jetë sërish shtatëzanë me partnerin e saj Antonino Spinalbese

Ajo dhe partneri janë prej disa muajsh së bashku dhe një video e disa foto të postuara së fundmi në instagram Belen ka ngjallur dyshime se mund të jetë sërish shtatëzanë.

Belen ka pozuar me një byrzylyk në ngjyrë portokalli që mbahet nga gratë shtatëzana në muajt e parë të shtatëzanisë për të reduktuar simptomat si marrje mendsh apo të vjella.

36 vjeçarja nuk ka konfirmuar ende asnjë gjë, por kudo nëpër media flitet një gjë e tillë.

Kujtojmë se ajo është nënë e një djali 7 vjeçar nga raporti me Stefano De Martino me të cilin është ndarë së fundmi, ndërsa aktualisht është në një lidhje me 25 vjeçarin Spinalbese i cili është krejtësisht i panjohur për mediat.

Link: https://www.instagram.com/p/CInoZt4LwTZ/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/NIZeg731LxM