ShowBiz

Këngëtarja njohur në zi, humb njeriun e dashur të familjes

Këngëtarja Myfarete Laze ka humbur dy ditë më parë dhëndrin e saj.

Lajmin e ka njoftuar vetë ajo në facebook teksa ka shpërndarë një foto të tij.

“Natë e trishtë, humba një pjestar të familjes shumë të dashur dhe të respektuar. Humba djalin qe se linda dot vetë, dhëndrin, babain e mbesës që më bëri gjyshe”, shkruan ajo krahas fotos së shpërndarë në Facebook.

Ajo nuk e zbuloi shkakun e ndarjes së parakohshme nga jeta të burrit të vajzës së saj, ndërsa krahas postimit shohim pafund komente ngushëllimi nga ana e miqve, fansve dhe të afërmve të saj.

Link: https://www.facebook.com/MyfareteLazeOfficial

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKgWRj9g7Lzvwz-JorguZxUcTzpOgDXEjyuaZI0/