ShowBiz

Andi vazhdon ti nxjerrë bojën produksionit, “Tani nuk dua t’ja di më…”

Andi dhe Tea ishin çifti i parë që dolën të përputhur nga emisioni, por që nga dita e djeshme u zbulua një tjetër e vërteë.

Në rrjetet sociale u shpërndanë me shpejtësi disa foto të Teas me Beartin duke u puthur dhe që konfirmonin romancën mes tyre.

Përballë kesaj situate ka reaguar edhe Andi, i cili në një video të postuar në instagram tregon se ka ngelur i shokuar nga kjo gjë dhe se do të sqarojë gjithçka në një moment tjetër së bashku me Tean.

Por më pas vendosi që të fliste me zë të lartë përmes një statusi ku zbuloi se në fakt ka vepruar pasi ka pasur frikë nga kontratat që ka nënshkruar me produksionin.

Andi tregon se i është kërkuar që të rikthehet në emision dhe të dalë prej emisionit i përputhur me Tean.

Ai madje tha se ka tentuar disa herë të flasë, e madje edhe ka tentuar të ikë, por nuk e ka bërë për shkak të merakut të kontratave që ka firmosur.

Vetë Tea ende nuk ka reaguar lidhur me gjithë këtë situatë.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, ajo hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Shqipes për lidhjen e saj me Beartin.

Ndërkaq shohim se Andi ka fshirë nga instagrami i tij të gjitha fotot me Tean dhe ato ku ka pozuar bashkë me të nga studioja e “Përputhen”

Link: https://www.instagram.com/andi.sh2/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CF69g4AA938F8r3u2MDJOTq5KKmek7GoWd7XJo0/