ShowBiz

Një foto me Mozzik pas kaq shumë kohësh, Loredana I surprizon të gjithë

Mozzik dhe Loredana janë padyshim një prej çifteve më të përfolura.

Ata janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndërsa së fundmi thuhet se janë rikthyer sërish bashkë.

Megjithëse Mozzik e mohoi një gjë të tillë, Loredana duket se dëshiron të tregojë të kundërtën me reagimet dhe postimet e saj.

Konkretisht ajo ka postuar së fundmi një foto ku shihet të mbulojë me dorë një person teksa pyet: “Kush është” dhe në fakt nga aq sa mund të shohim duket që pas dorës fshihet reperi.

Ndërsa në një foton e rradhës ajo ka publikuar gishtin e saj, mbi gishtin e një personi tjetër.

Ajo ka numrin 4 tatuazh mbi gisht, ndërsa në gishtin e dorës tjetër është numri një, duke formuar kështu numrin 14 teksa shkruan: “Upsi Dupsi”

Ata të dy kanë një vajzë bashkë dhe takohen shpesh edhe për hir të Hanës, por reagimet e fundit duket se flasin shumë për llojin e raportit mes tyre, megjithatë mbetet vetëm të konfirmohet prej vetë çiftit nëse janë rikthyer apo jo bashkë.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/https://www.instagram.com/p/CH7hWYAlScH/