ShowBiz

Don Xhon dhe Kida më të afërt se kurrë, çfarë po ndodh mes tyre…

Reperi Don Xhon bëri bujë me një free style në emisionin Gjoni Black të gazetarit Meriton Mjekiqi.

Free style i tij u kthye shumë shpejt në një sfidë tik tok-u, ku të gjithë, madje edhe personazhe të njohur shihen teksa performojnë nën tingujt e këtij free style.

Por ajo që na ra në sy është realizimi i kësaj sfide nga vetë Don Xhon bashkë me këngëtaren Kida.

Ata të dy shihen duke kërcyer dhe duken shumë të afërt me njëri tjetrin, e madje postimet i shoqërojne me zemra.

Kida nuk është përmendur asnjëherë për jetën e saj private, të cilën e ka mbajtur përherë larg vëmendjes së mediave.

Gjithsesi nga ajo çfarë shohim, mund të themi me siguri se mes tyre ekziston një miqësi shumë e mirë dhe duken mjaft të afërt me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/don_xhoni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIv35e1AYau/, https://www.instagram.com/p/CJqcWFHB-1o/