ShowBiz

Tea shpërthen ndaj Olsës, “bizneset i kë bërë ti, boll më kam prova..”

Tea Trifoni, vajza që doli nga “Përputhen”, e përputhur me Andin, por që në të vërtetë ishte e lidhur me Beartin u bë kryefjala e ditëve të fundit.

Ajo tha në një video se produksioni ishte në dijeni të lidhjes së saj dhe se e kanë detyruar si atë edhe Andin të qëndrojnë dhe të dalin bashkë.

Produksioni nga ana tjetër nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke theksuar se kontrata nuk të detyron për asnjë gjë.

Që pas publikimit të fotove ku zbulohej romanca e saj me Beartin, Tea pati një rënie të numrit të personave që e ndiqnin në instagram, ndërsa gjatë ditës së djeshme asaj i është mbyllur edhe instagrami.

Duke u nisur nga e gjithë situata e krijuar ajo ka reaguar sërish dhe këtë herë ka shpërthyer me një mesazh të përsonalizuar për Olsën.

Ajo vazhdon të përmendë se Olsa dhe produksioni ishin në dijeni të lidhjes së saj, ndërsa i thotë asaj që ti japë fund mashtrimeve për të manipuluar situatën siç bën gjithmonë.

Tea shkon edhe më tutje duke thënë se është Olsa ajo që i bën bizneset dhe se ajo nuk apo Andi nuk kanë marrë asnjë kokërr leku.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GMjlCOOgv_Y&t=3s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKrrM5mhap9/, https://www.instagram.com/p/CI9KhLPBNtf/