ShowBiz

Pas zhurmës për lidhjen me Andin, Melisa merr papritur vendimin e rëndësishëm

Melisa dhe Andi janë një prej çifteve që po përfliten së fundmi për një lidhje.

Në rrjet kanë qarkulluar disa foto dyshuese, ndërsa Fationi dhe ish konkurentë të tjerë të “Përputhen” kanë folur me bindje edhe pse jo me prova për një lidhje mes tyre.

Por Melisa i ka mohuar vazhdimisht zërat, ndërsa Andi në një intervistë tha se ajo është një vajzë e mirë, por ai nuk e njeh aq shumë sa për të thënë nëse do të përputhej apo jo me të.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ajo i ka habitur të gjithë duke mos zgjedhur asnjë prej djemve për një takim, ndërsa tha se të dielën në “Përputhen Prime”, ka një lajm të rëndësishëm për të thënë lidhur me një vendim që ka marrë.

Sipas të gjitha gjasave ka mundësi që Melisa të largohet nga “Përputhen”, megjithatë kjo mbetet për t’u parë të dielën kur ajo do të komunikojë vendimin që ka marrë.

Link: https://www.instagram.com/p/CK65x79hPuN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI_HNPSFb05/