Këngëtarja e njohur italiane Piera Napoli ka ndërruar jetë në moshën 32 vjeçare pasi u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti.
Menjëherë pas krimit, bashkëshorti i saj i është drejtuar karabinierëve për të rrëfyer çfarë kishte bërë.
Këngëtarja ndërkaq është gjetur në banjën e banesës ku jetonte e qëlluar disa herë me thikë.
Bashkëshorti i saj ka treguar në polici se kishte shkuar tek familjarët e tij për të marrë fëmijet, por sapo është kthyer në shtëpi është konfliktuar me gruan për motive xhelozie dhe më pas e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Prindërit e këngëtares thanë se ata të dy kanë pasur gjithmonë konflikte, por këngëtarja vazhdonte të qëndronte me të për shkak të fëmijëve.
Lajmi ka tronditur opinionin publik, ndërsa miq e fansa të këngëtares janë shprehur të hidhëruar për lajmin dhe ndarjen nga jeta të saj në një moshë të re.