ShowBiz

Nga preferenca për femrat tek jeta e tij private, Capital T i rrëfen të gjitha

Capital T ka vendosur që t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave në instagram dhe për këtë ka pasur vetëm një kërkesë që ti drejtojnë vetëm pyetje idiote.

Ai ka marrë pyetje nga më të ndryshmet shumica me humor, të cilave ju është përgjigjur sigurisht me humor.

Këngëtarin e kanë pyetur nëse është i lirë duke ju referuar me siguri jetës së tij private dhe ai është përgjigjur se në fakt është shumë i shtrenjtë.

Më pas kuriozë për të ditur diçka lidhur me preferencat e tij për femrat, e kanë pyetur nëse përlqen biondet apo brunet dhe ai është përgjigjur: “Zeshkane si braziliane”

Shumicës së pyetjeve ai ju është përgjigjur me humor, duke qenë se vetë ndjekësit i janë përmbajtur kërkesës së tij duke bërë kryesisht pyetje idiote.

Link: https://www.instagram.com/truekapo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK_VvRRBtMW/