ShowBiz

“Për Borën ke ardhur këtu…”, Arjani shpërthen ashpër ndaj Elvisit

Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi ka debatuar ashpër pasditen e djeshme me Elvisin.

Ai ka komentuar fillimisht takimin e tij me Sindin dhe sipas tij ky takim nuk kishte emocion dhe ishte njësoj si takimet e para edhe pse ata të dy janë takuar disa herë.

Më pas në debat e sipër, Arjani i ka thënë Elvisit se nuk e kupton për çfarë ka ardhur  këtu, duke qenë se thuajse për të gjitha vajzat ka thënë se nuk ka punë me to.

Arjani ka vijuar më tej duke shtuar: “Pse po rri akoma, me të gjitha vajzat ke thënë që s’ke punë, me kë ke punë me Borën, përse ke ardhur”

Më pas Elvisi i është përgjigjur se nuk është gjë e keqe të dish standartet e tua dhe të mos dalësh me këdo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gGJY4RvO1RY&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK6vs-thBjj-KL5jRjZxNoybetoB9cYfVfg-9o0/,

https://www.instagram.com/p/CJKAmDdBOcoJu1pvgnDqFDN7AD8v9UqOwGnzlM0/