ShowBiz

Melisa pranon lidhjen me Andin…, publikohet biseda që i habiti të gjithë

Melisa njëra prej vajzave të “Përputhen” që është bërë e famshme për debatet e saj në studio vendosi të largohej pasi nuk mund të përballonte dot presionin psikologjik të ngjarjeve të fundit dhe gjithashtu me asnjë prej djemve nuk shihte një mundësi për t’u përputhur.

Pak përpara daljes së saj, qarkulluan thashetheme se ajo mund të jetë e lidhur me Andin.

Dyshimet e para i hodhi Fationi, për të vijuar më pas me disa foto që ngjallën edhe më shumë dyshime.

Megjithatë Melisa e ka mohuar vazhdimisht të jetë e lidhur me Andin, po ashtu edhe Andi la të kuptohet që ka thjesht miqësi me Melisën.

Por duket se thashethemet nuk janë ndalur këtu pasi në rrjet po qarkullon një bisedë e Melisës me një ndjekëse të saj.

Nga fotoja duket sikur biseda është bërë nga profili i saj në instagram ku një ndjekëse i thotë asaj se e ka parë bashkë me Andin, por ajo uli kokën.

Në bisedën e publikuar shohim që Melisa ka kthyer përgjigje dhe shkruan: “Ok se më çmendët”

“Shyqyr e pranove”, shkruan vajza ndërsa Melisa përgjigjet: “Do s’do një ditë do merret vesh”

Nga emri i llogarisë, numri i ndjekësve dhe postimet mund të thuhet se bëhet fjalë për Melisën, por nuk e dimë me siguri të plotë.

Kjo mbetet për t’u parë në vijim, nëse do të ketë ndonjë reagim nga ana e tyre.

Link: https://www.instagram.com/p/CLCtYFGgKED/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI_HNPSFb05/https://www.instagram.com/p/CHiXH4UHCDh/