ShowBiz

Mëngjesi në shtrat, ja si e surprizon Arbana partnerin

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj prej vitesh tashmë janë bashkë dhe së fundi janë bekuar me një djalë.

Moderatorja është shumë aktive në instagram ku ndan herë pas here me ndjekësit detaje nga jeta e saj private, ajo profesionale si dhe nga pasioni që ka për gatimin.

Ajo ka postuar në instagram mëngjesin ideal dhe që mesa duket është i preferuari i Eduartit dhe që duket se ja servirur në shtrat.

Mëngjesit është një tost me avogado, vezë, salmon e erëza dhe sipas moderatores duke gatuar mëngjesin e preferuar mund të surprizoni të dashurit tuaj përditë dhe jo vetëm me rastin e Shën Valentinit.

“Këshilla nr një për Shën Valentin, por edhe në një ditë normale. Surprizoni të dashurin me mëngjesin e preferuar në krevat”, shkruan Arbana krahas videos së postuar në instagram.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4Ofx-K6Os7-uqqwPvBEpskHyvFBQ0/