ShowBiz

Në krahët e mamit dhe me vëllain që e puth, Dielli është rritur kaq shumë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali në tetor të vitit të shkuar.

Ata e quajtën vogëlushin Diell dhe deri tani kanë ndarë me ndjekësit disa foto shumë të këndshme të vogëlushit, por pa ja zbuluar portretin.

Vetë moderatorja ka postuar këtë herë një video ku shihet me vogëlushin e saj në krahë teksa po e ledhaton dhe më pas shfaqet Joni.

Ai e puth dhe përkëdhel vëllain, ndërsa Arbana shihet duke buzëqeshur teksa përkëdhel të voglin.

“Bekimet e mia”, shkruan ajo krahas videos ku shohim se vogëlushi Diell qenka rritur kaq shumë dhe pavarësisht se është me kurriz duket kaq i këndshëm.

Dielli erdhi në jetë në muajin tetor duke shtuar gëzim në familjen e tyre.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGxb488AwRi/