ShowBiz

Nga njohja tek skenat e xhelozisë, Shpati dhe Selvija rrëfejnë të pathënat e lidhjes së tyre

Shpat Kasapi ka vendosur së fundmi ti japë fund beqarisë dhe në 25 dhjetor të vitit të kaluar njoftoi se ai dhe partnerja e tij ishin fejuar.

Çifti kanë qenë për herë të parë të ftuar në një studio së bashku dhe kanë dhënë intervistën e tyre të parë në “Rope with Olsi”

Ata kanë thënë se bashkë janë njohur para tre vitesh, kur Shpati dhe ekipi i tij e kishin kontaktuar për të bërë grimin.

Por kur erdhën thuajse të gjithë ishin grimuar dhe që të mos i shkonin lekët dëm ajo ka grimuar Shpatin.

Më pas u bënë miq shumë të mirë derisa një ditë Shpati i thotë se sheh tek ajo karakteristikat që gjithmonë i ka kërkuar ti ketë partnerja e tij.

Selvija ka treguar gjithashtu se fillimi i lidhjes ka qenë pak më i vështirë për shkak të xhelozive nga ana e saj, megjithatë tani e ka kaluar këtë pjesë dhe ka fituar besimin tek Shpati.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=00CdZd7ICtw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLC_p-wDqFO/