ShowBiz

Ana zhvesh Andin, ndërsa Riniani zhvesh Anën në mes të studios, zjarr në “Përputhen”

Ana Lleshi është rikthyer pasditen e djeshmë në studion e “Përputhen”, por këtë herë në rolin e moderatores.

Ajo ka ndezur atmosferën me kërcime sensuale fillimisht me Rinianin e më pas me Andin.

Ana pasi mori vesh që Rianiani ka punuar striptist i ka kërkuar që të kërcente për të dhe ai ja ka plotësuar menjëherë dëshirë, ndërsa në një moment i heq xhaketën që kishte veshur.

Pas Rinianit, afrohet Andi për një kërcim sensual pranë Anës.

Situata u bë edhe më e nxehtë, pasi Ana gjatë kërcimit e ka zhveshur Andin i cili më pas ka kërcyer në prehërin e saj.

Këto performanca të zjarrta të Anës me djemtë kanë bërë goxha përshtypje tek vajzat të cilat në formë humori kanë tentuar të mbulojnë sytë disa herë.

Në fillim të spektaklit Ana ka zbuluar gjithashtu preferencat për djemtë e rinj, teksa i është drejtuar Andit duke i thënë që nëse do të ishte ende në “Përputhen”, me siguri do të përputhej me të, ndërsa shtoi vazhdon të jetë single.

Link: https://www.instagram.com/p/CLM5_NpAyI1/https://www.instagram.com/p/CLM6N1YhMwb/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKuUqILnFdn/,