ShowBiz

Ditëlindje, Shën Valentin dhe shumë dashuri, Lori zbulon detaje nga festa në shtëpi

Redia Hoxha, motra e Lorit dhe Sarës ka festuar gjatë ditës së djeshme ditëlindjen.

Dita e saj e lindjes përkon gjithashtu edhe me 21 vjetorin e Top Albania Radios dhe Lori Hoxha ka treguar disa detaje si nga festa në radio ashtu edhe nga festa në shtëpi për ditëlindjen e motrës.

Një shtëpi e mbushur me zemra të kuqe, një tortë me yje dhe qiellin si dhe një mbishkrim shumë i veçantë janë disa nga momentet sociale të ditëlindjes dhe festës.

“Një ditë dikush do të të shikojë ty, njësoj si ti shikon hënën”, shkruhet një mesazh poshtë tortës së ditëlindjes.

Ndërsa në një video të shkurtër me tullumbaca të kuq në formë zemre në mur shkruhet: “Çoje atë në hënë për mua”.

Redia motra më e vogël e Lorit dhe Sarës nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por ndonjëherë e shohim në postimet e Lorit apo Sarës.

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLFdJz2lsXg/