ShowBiz

Pasi u ngrit të qëllonte Mevlanin, rrjeti shpërthen kundër Sindit, “Ik se…”

Një koment i bërë nga Juli për Sindin ka bërë që kjo e fundit të shpërthejë në studio duke shkaktuar një debat të ashpër fillimisht me të e më pas me Mevlanin.

Juli i tha Sindit se shumë i kishin sugjeruar të dilte me të sepse ishte si vaj Borshi ekstra i virgjër;

Ky koment nuk është mirëpritur nga Sindi e cila i është kthyer ashpër Julit duke kërkuar prej tij që ti kërkojë falje, ndërsa i quan këto komente seksiste.

Gjatë debatit mes tyre hyri edhe Mevlani i cili tha se Juli nuk e ofendoi dhe se ajo nuk do reagonte kështu nëse ai do të thoshte se Sindi është si lule tulipani.

Në këto moment Sindi është ngritur dhe i është afruar gjithë nerva Mevlanit dhe madje dukej sikur u bë gati ta qëllonte, por e kanë ndalur meshujt e tjerë të cilët nuk e kanë lënë ti afrohet për të qetësuar disi situatën.

Në fund ajo është larguar e acaruar nga studioja ndërsa është dëgjuar të bërtasë e të ofendojë gjatë gjithë kohës.

Gjithë ky reagim i Sindit nuk është pritur mirë nga fansat e “Përputhen”, të cilët kanë shpërthyer në komente ku shpresojnë largimin e saj nga spektakli, ndërsa gjyjojnë se Juli apo Mevlani nuk i thanë asnjë gjë fyese.

Link: https://www.instagram.com/p/CLUo0LkA1aH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIOdXcrnq3W/