Arjon Luli një prej djemve të “Përputhen” që pak kohë më parë u vendos në qendër të vëmendjes pas publikimit të fotove me Anën tashmë duket se ka gjetur dashurinë jashtë programit.
Ai është në një lidhje me Serena Sulo dhe këtë e ka provuar përmes fotove të shumta dhe videove ku shfaqen sëbashku.
Ky Shën Valentin i gjeti bashkë dhe Arjoni ka treguar surprizën që i bëri partneres në këtë ditë.
Ai kishte zbukuruar dhomën me zemra, arrusha, petale e trëndafila, ndërsa më pas të dy shihen duke kërcyer e duke u puthur ndërsa po shijojnë atmosferën romantike.
“Gëzuar ditën e Shën Valentinit”, shkruan Arjoni krahas videos ku e shohim tejet të përkushtuar ndaj partneres së tij.
Link: https://www.instagram.com/p/CLZ9cn6JTN2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKugAFIF6fC/