Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Saisman do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Ata janë në pritje të një vajze, ndërsa më herët janë bërë prindër të vogëlushit Efehan.
Efe tashmë është rritur dhe gjithnjë e më shumë po i ngjan babit e madje ndan të njëjtat pasione me të.
Almeda ka ndarë me ndjekësit në instagram një video ku vogëlushi shihet pranë një makine tejet kurioz ndërsa po e prek dhe duket kaq i përkushtuar.
“Si i ati dhe i biri”, shkruan Almeda krahas videos duke i bërë tag të shoqit që mesa duket, pasionin e tij për makinat ja ka trashëguar edhe të birit.
Link: https://www.instagram.com/almeda92/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJeMVrmnk9j/