ShowBiz

Do të bëhen prindër së shpejti, reagimi i parë i Feros nuk është aspak i zakontë

Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër për herë të parë muajin që vjen.

Modelja është në muajin e tetë të shtatëzanisë dhe çifti është në pritje të një vajze.

Lajmi u bë publik nga vetë modelja një ditë më parë, teksa për herë të parë pozonte me barkun e rrumbullakosur.

Ndërsa ky lajm u bë kryefjala e mediave, reperi Fero ka diçka për të dhënë.

Ai ka reaguar me një anë të statusi teksa shkruan: “Media më keni ofendu, Fero do të bëhet baba?? Unë moti jamë bërë baba”, duke ju referuar kështu muzikës dhe faktit që fëmija i tij i parë është muzika.

Kujtojmë se pak ditë më parë ata njoftuan se ishin martuar, ndërsa tashmë se do të bëhen prindër për herë të parë.

Prej vitesh ata të dy janë në një lidhje dhe pavarësisht ulje ngritjeve në raportin e tyre kanë qenë gjithmonë bashkë.

Link: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CION_THFPGO/