ShowBiz

“Kaq ishte…”, Arditi fiton betejën me COVID-19, ja gjendja e tij shëndetësore

Moderatori Ardit Gjebrea u prek nga COVID-19 rreth dy javë më parë, ndërsa e pamë ta drejtonte spektaklin “E diela shqiptare” nga shtëpia.

Pas dy javësh i izoluar në shtëpi, ai ja ka dalë ta mposht virusin dhe këtë e ka bërë të ditur vetë me anë të një statusi në instagram.

Arditi ka postuar një foto ku e shohim teksa po shëtit në rrugë me një maskë në fytyrë dhe krahas fotos shkruan: “Kaq ishte, tani filloi rekuperimi, falënderoj mjekët dhe infermierët që më ngritën në këmbë, Anilën ëngjëll mbrojtjes për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart, motiv force. Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton? Dielli doli”

Krahas këtij postimi shohim komente dhe mesazhe të shumta nga miq e fansa të moderatorit të cilët i urojnë atij rekuperim sa më të shpejtë.

Link: https://www.instagram.com/p/CLrJtujB-5Y/ 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH3Kj2lBq83/