ShowBiz

Mevlani mollë sherri, Antonelës nuk i del inati, “Lediana ik zhduku..”

Mevlani mollë sherri, Antonelës nuk i del inati, “Lediana ik zhduku..”

Mevlani, një prej djemve të “Përputhen”, duket se është bërë mollë sherri për dy vajzat e “Përputhen”, Antonelën dhe Ledianën.

Ato të dyja janë parë shpesh herë duke debatuar me njëra tjetrën, ndërsa Mevlani ka dalë me të dyja dhe ka shprehur për të dyja simpati, por pa vendosur dot se për cilën do të vijojë të qëndrojë në emision.

Tensioni mes vajzave përveçse në studio është vënë re edhe në rrjetet sociale ku Lediana postoi një foto me Mevlanin ndërsa pyeste ndjekësit a shkonin.

Antonela është përgjigjur menjëherë “Jo”, ndërsa e shoqëroi komentin me një emoji me fytyrë të nevrikosur.

Por nuk mjaftoi me kaq, pasi ajo shfrytëzoi edhe takimin me Julin për të treguar inatin që ka me të.

Gjatë një momenti kur ishin ulur duke shijuar panoramën vendosën të provonin jehonën e zërit dhe Antonela për ta provuar tha: “Lediana ik zhduku..”.

Mesa duket vajzat ende nuk janë qetësuar dhe vazhdojnë të kenë konflikte me njëra tjetrën.

Link: https://www.instagram.com/p/CLruqLyHZLE/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLkCpcXjy_1/, https://www.instagram.com/p/CLfKfqpg-Yy/