ShowBiz

“Thashë se ngela pa nuse…”, Murati tregon si e përjetoi largimin e Sindit

Murati, djali turk që është futur së fundmi në “Përputhen”, ka shprehur simpati për Sindin dhe ata të dy kanë dalë disa herë bashkë.

Pas debatit që Sindi pati me Julin e më pas me Mevlanin, ajo u pezullua nga emisioni për disa ditë.

Më pas u rikthyer dhe e penduar për mënyrën se si reagoi dhe për ofendimet ndaj Julit vendosi të kërkonte të falur.

Por mungesën e Sindit në emision më shumë se kushdo tjetër e ka ndier Murati.

Ai ka treguar se pati frikë madje se mos Sindi nuk kthehej më dhe mendoi se do ngelte pa nuse duke shkaktuar kështu të qeshura në studio.

Ai u ndie i lumtur që nuk po e sheh më bosh karrigen e saj dhe thotë se e kishte marrë malli.

Ndërsa sa i takon debatit në studio me Julin dhe Mevlanin, ai u shpreh se ishte i mërzitur për Sindin.

Link: https://www.instagram.com/p/CLpP-HwBhfT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLAAjJDn-EBbIoE643SPA9stgCqIbX8xhVnMhc0/

https://www.instagram.com/p/CKPMlkwFlXWtlAi50hp7pPJpBicsORivlz2Eck0/