Dojna Mema dhe Vlashent Sata në fillim të këtij viti bënë publike lidhjen e tyre.
Ata të dy kanë gati tre vite bashkë dhe tashmë vendosën ta pranojnë publikisht.
Që nga ai moment ata i shohim shpesh teksa postojnë foto dhe video nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Por a është dasma në planet e tyre, Dojna tregon se në fakt për momentin nuk e ka në plan, por edhe nëse ndodh ajo është një person tradicional, kështu që nuk lëviz nga shtëpia e mamit, nëse Vlashent nuk shkon aty ti kërkojnë dorën.
Kështu moderatorja është shumë e qartë në atë që kërkon dhe nëse Vlashenti nuk bën propozimin sipas traditës, Dojna nuk e ka në plan të martohet.
Ajo tregon gjithashtu se për momentin është e plotësuar, e lumtur dhe e rrethuar me dashuri.
Martesa i pëlqen si ritual, por për momentin mesa duket nuk është në planet e saj.
Link: https://www.instagram.com/dojnamema/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLFh7TfhoI4/