ShowBiz

Fationi do ta pështynte në fytyrë, reagon për herë të parë Melisa

Vajza nga “Përputhen”, që do të përshtynte në fytyrë është flokëkuqja, duke ju referuar Melisës.

Kështu është përgjigjur Fationi gjatë një interviste për Glamour Zone.

Kjo deklaratë e tij duke u nisur edhe nga gjithë ato çfarë ka thënë më herët për Melisën, bënë xhiron e rrjetit, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Melisës.

Ajo ka shpërndarë në instagram një moment nga “Përputhen”, ku në një debat me Fationin ajo me anë të gjesteve tregon se atij njeriu i ka hequr vizën dhe nuk dëshiron aspak të merret me të.

Këtë moment e ka kombinuar më pas me një pjesë tjetër ku dëgjohet të thuhet: “Prit një moment ti kush je”

Mesa duket Melisa ka vendosur që të shijojë suksesin në muzikë duke mos ju vënë rëndësi deklaratave të Fationit dhe këtë e ka treguar qartë përmes reagimit që ka bërë dikur në studio dhe që mesa duket vazhdon ta ketë njësoj edhe sot, pas fjalëve të tij.

Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI8zDi6hqaE/