ShowBiz

“Mos më nxirr në instagram..”, Visiani poston videon më epike të të birit duke gatuar

Pak kohë më parë një videon e kreut të opozitës Lulzim Basha që ishte duke gatuar bëri xhiron e rrjetit.

Videoja është publikuar nga bashkëshortja e tij në instagram, ndërsa gjatë momentit që gatuan, Basha dëgjohet të thotë “Çfarë po bën, mos na i hidh në instagram këtë”

Një version të kësaj videoje e ka prodhuar aktori Visian Ukcenaj me të birin.

Divin është duke gatuar një vezë dhe Visjani e pyet se çfarë është duke gatuar.

“Veza”, dëgjohet të thotë djali i lumtur.

“Do të të nxjerr në instagram apo jo”, thotë aktori, ndërsa i biri i kthehet me qetësi se nuk dëshiron të dalë në instagram.

Videoja është kaq e këndshme saqë ka marrë pafund komente nga miq e fansa të aktorit të cilët kanë qeshur me lot nga mënyra se si ka reaguar vogëlushi kur i ati e ka pyetur nëse dëshiron të dalë në instagram.

Link: https://www.instagram.com/p/CLw-QkPBki2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKYyXiehVb_/