Sara, një prej vajzave më të reja të “Përputhen”, vendosi të largohej krejt papritur pas një debati që pati me Jasminën.
Jasmin u shpreh e prekur nga fakti që Sara u tregua shumë e afërt me Andin, ndërsa Jasmin kishte shprehur pëlqim më herët për të.
Ajo tha se me Sarën njiheshin edhe jashtë dhe për këtë arsye nuk e priste prej saj një veprim të tillë.
Te dielën ishte vendosur që vajzat të përballeshin, por Sara nuk u paraqit dhe mesa duket vendosi të largohej përfundimisht nga spektakli.
Në “Përputhen Prime” u komunikua gjithashtu edhe largimi i Erit dhe Dorit pas sherrit të dhunshëm që patën të dy.
Ajo që ju bëri përshtypje të gjithëve është fakti që Sara dhe Eri janë bërë bashkë menjëherë sapo janë larguar nga emisioni.
Ata kanë ndarë në instagram një video ku i shohim të përqafuar me njëri tjetrin, ndërsa Sara dëgjohet ti thotë Erit që të tregojë tatuazhin që ka në krah.
Ata të dy duken shumë të afërt me njëri tjetrin dhe shumë prej fansave kanë filluar të dyshojnë se mund të jenë në një lidhje bashkë.
Link: https://www.instagram.com/eri_aga005/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKbJ-Tpg5mT7-_YkTyNf_g_BDgG-HJcVyZD15c0/