Eliona Pitarka do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze e cila pritet të vijë në jetë në fund të muajit mars.
Aktorja e zbuloi shtatëzaninë vetëm pak muaj më parë, ndërsa pak më vonë me një video shumë të këndshme zbuloi gjithashtu edhe gjininë e bebit.
Së fundmi Eliona ka zbuluar disa detaje nga shtatëzania dhe njohja me të shoqin.
Ajo tha se shtatëzania i ka ecur shumë mbarë dhe se deri tani ka shtuar 13 kg.
Eliona tha gjithashtu se në janar ka kaluar Covidin, por fatmirësisht shumë lehtë dhe me shumë pak simptoma.
Dikush e ka pyetur aktoren se si është njohur me bashkëshortin dhe ajo duke qeshur thotë: “ As burrin se gjeta dot vetë, ma ka prezantuar dhe njohur motra”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes, duke zbuluar kështu se si ka lindur historia mes tyre.
Eliona është treguar gjithmonë e rezervuar sa i tregon partnerit dhe vetëm pak javë më parë zbuloi për herë të parë portretin e tij.
Link: https://www.instagram.com/elionapitarka/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK6IgSmBBLs/