ShowBiz

Krid bën 9 muaj, Klea e uron me fjalët më të bukura

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër të një djali 9 muaj më parë.

Ata sollën në jetë vogëlushin Krid i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.

Klea ndan herë pas here me publikun momente të ndryshme me të birin, teksa nuk mungojnë dedikimet dhe fjalët e bukura për të.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto portret me vogëlushin në duar ndërsa krahas saj shkruan: “Bota ime sot 9 muajsh, aq muaj sa e mbajta në barkun tim”

Vetëm pak muaj pas lindjes së vogëlushit Klea u rikthyer sërish në ekran në rolin e moderatores.

Atë e pamë në ekranin e Vizion Plus me një projekt të ri televiziv që përfundoi me sukses.

Link: https://www.instagram.com/kleahuta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIY-ZZzDu85/