ShowBiz

“U lodha me skenare..”, Atdheu shpërthen ndaj Antonelës dhe nxjerr të tjera sekrete

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” pati një diskutim të ashpër midis Ledianës dhe Antonelës për Mevlanin.

Antonela akuzoi Ledianën se i shkatërroi takimin me Mevlanin për të marrë gjithë vëmendjen, por në një moment pas debatit të ashpër mes vajzave ka ndërhyrë Atdheu.

Ai e ka pyetur Antonelën se cila nga puthjet i ka pëlqyer më shumë me të, apo me Mevlanin, duke zbulauar kështu se ata të dy janë puthur.

Antonela e pranoi duke thënë se ka ndodhur ditën e inagurimit të lokalit të tij dhe ka ndodhur në makinë.

Ai publikoi gjithashtu edhe një video ku Antonela përpara se të hynte në Përputhen kishte deklaruar se do ta injoronte Atdheun dhe nuk do të dilte në takim me të.

Pas kësaj Antonela deklaroi se Atdheu është bërë xheloz, ndërsa ai tha se në fillim ka pasur pëlqim për Antonelën, por tani jo më dhe të gjithë këtë e nxorri për të treguar se është lodhur me skenare.

Link: https://www.instagram.com/p/CMIhnnEgZUN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMH-ch7AGntTRCxDrh3GRosRBFCOx4RQyPXI1Y0/

https://www.instagram.com/p/CKCakVqJBxR4aC6_JPJot8d1CWL3YoCVtggsoA0/