ShowBiz

Marku i bën Rudinës komplimetat më të pazakonta, “Ti zemër je nisur..”

Rudina Dembacaj prej më shumë se një vit është në një lidhje me ish deputetin Mark Froku, me të cilin lidhi kurorë në fillim të këtij viti.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të ndajë herë pas here foto dhe video të ndryshme duke treguar më shumë rreth jetës së saj private, por edhe profesionale.

Aktorja ka treguar gjithashtu edhe detaje të ndryshme nga raporti me Markun ndërsa ju përgjigjet kureshtjes së fansave.

Dikush e ka pyetur se cili është komplimenti që i bën Marku dhe ajo ka treguar se çfarë i ka thënë ai sot në mëngjes.

“Ti zemër je nis për djalë, krejt kot ke dal vajzë. Të kam shok të ngushtë”, shkruan Rudina në përgjigje të pyetjes për komplimentat e Markut.

Epo mesa duket, partneri i saj ka një mënyrë krejt unike për ta komplimentuar dhe duhet pranuar që është krejt e veçantë.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFU3VuBHRqm/