ShowBiz

Nuk ndalen sulmet ndaj Atdheut, konkurenti merr vendimin e papritur

Atdhe Xharavina, një prej djemve të “Përputhen”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes.

Fillimisht ai publikoi disa mesazhe kërcënuese që lidheshin me Sarën, vajzën me të cilën ai kishte dalë e ishte puthur disa herë.

Këto mesazhe i kishin ardhur nga një numër nga Dubai, ndërsa Sara mohoi  kategorikisht të ketë lidhje me to.

Dje u mësua se disa djem i kishin zënë prite krejt papritur, por fatmirësisht nuk ndodhi asnjë gjë.

Së fundmi është mësuar gjithashtu se disa djem kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe ka shkaktuar thyerje e dëme materiale.

E gjithë kjo situatë ka bërë që Atdheu të marrë vendimin për t’u larguar nga emisioni.

Ai ka reaguar me anë të një statusi në instagram, ku tregon se Fationi kishte të drejtë  kur i thoshte se do të ishte më i qetë.

“Më thoshte Fation Kuqari do të gjesh një qetësi të paparë, nuk i besoja”, shkruan ai në instagram, duke lënë kështu të nënkuptohet se tashmë është larguar nga emisioni.

Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC_4a7lle9DvmJPtF7pMrz_Xvj0TM0/