Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu konfirmoi se në vendin tonë po qarkullon versioni britanik i COVID-19.
Sipas Manastirliut kjo është zbuluar nga ISHP në bashkëpunim me Ankaranë, ku janë dërguar disa mostra për t’u analizuar.
Ndërkaq komiteti e ekspertëve në këtë situatë ka vendosur që të mbajë në fuqi kufizimet aktuale të orarit.
Konkretisht lëvizja e qytetarëve dhe çdo aktivitet tjetër do të vijojë të jetë e ndaluar nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Mësimi do të vijojë online, ndërsa është vendosur gjithashtu që të ndalohen grumbullimet për fushatë elektorale për të paktën dy javët në vazhdim.
Pas dy javësh në bazë të situatës do të rivlerësohet nëse do të lejohen apo jo grumbullimet për fushatë elektorale.
Ndërkaq fluturimet direkte me Britaninë vazhdojnë të jenë të pezulluara edhe për dy javët në vazhdim.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=YsWHkcrryxA