ShowBiz

Pas largimit nga “Përputhen”, Atdheu bën deklaratën e papritur

Pas Locos nga emisioni “Përputhen” është larguar edhe Atdheu.

Ai ka patur një debat të ashpër me Antonelën, pasi deklaroi se ata të dy ishin puthur.

Antonela tha se puthja nuk kishte qenë plotësisht e vullnetshme nga ana e saj, çka shkaktoi një reagim nga ana e Locos me një postim që i drejtohej Antonelës, të cilën e ripostoi në instagram edhe Atdheu.

Kjo shkaktoi shumë debate në studio sidomos mes Locos dhe Arjanit, çka bërë që ai të largohej përfundimisht nga emisioni.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Atdheu i cili pas largimit ka reaguar me një status ku shkruan: “Të dashur miq më vjen keq për disa info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë për situatën e krijuar ku figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do ta munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi, Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për të mos u bërë pjesë e llumit. Ju falënderoj për mbështetjen dhe do të jem gjithmonë transparent me ju”

Link: https://www.instagram.com/atdhe_xharavina/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJI75dgJZxC_4a7lle9DvmJPtF7pMrz_Xvj0TM0/