ShowBiz

Nga marrëdhënia me Generdën tek xhelozia për Saimirin, Meri rrëfen çdo detaj

Meri Murizi është vajza e përzgjedhur nga Saimiri mes 21 vajzave gjatë spektaklit “Love Story”

Ajo e fitoi garën në finale me Generdën, vajzën që kishte ardhur nga Gjermania për të fituar zemrën e Saimirit.

Ndërkohë sot, Meri dhe Saimiri janë duke e përjetuar lidhjen në distancë, pasi Saimirit ju desh të shkonte në Gjermani për punë, ndërsa Meri është në Tiranë.

Në një intervistë për revistën Bordo, Meri rrëfeu se me Saimirin shkojnë shumë mirë dhe tashmë po njihen përtej kamerave.

Edhe pse njerëzit mendojnë se ata nuk janë bashkë, Meri thotë se kjo nuk është e vërtetë, ata komunikojnë shpesh me njëri tjetrin dhe duan që këtë lidhje ta mbajnë pak më private tani që spektakli mbaroi.

Kur u pyet nëse bëhet xheloze për Saimirin, ajo thotë se është pak për shkak të distancës.

Ndërsa sa i takon raportit më vajzat e tjera ajo tha se me të gjitha mban raport, por me Redonën pak më shumë.

Ndërsa kur u pyet se çfarë mendon për Generdën, ajo tha se Generda është një vajzë shumë e mirë dhe se pas përfundimit të Love Story kanë komunikuar disa herë me mesazhe.

Ndërsa sa i takon planeve për të ardhmen, Meri tha se është herët për të dhënë një përgjigje.

Link: https://www.instagram.com/p/CLuN_8sAWXP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLXMiIwgSj6tHmeMqnDQiucuqZ3caiXd0CKTMc0/