Loco nuk ndalet, pas largimit nga Përputhen, zbulon fytyrën e vërtetë të Antonelës
Elvisi ose i njohur ndryshe si Loco është larguar nga Përputhen, për shkak të një debati të ashpër me Antonelën dhe Arjanin.
Shkak u bë një status i Locos ku tregonte një litar dhe një shprehje që lidhej me Antonelën dhe akuzat që ajo i bëri Atdheut se ky I fundit e kishte puthur pa dëshirën e saj.
Por pavarësisht se Loco i kërkoi të falur për statusin, ai ka vijuar sërish me sulmet ndaj saj duke postuar në instagram një video nga puntata e djeshme ku Antonela bëri një lidhje me skype nga shtëpia dhe në një debat ka ofenduar Ledianën të cilën e ka quajtur një burrë me buzë silikoni.
Loco e ka postuar këtë moment ndërsa krahas videos shkruan: “Meqë ata që paguhen për opinionista, nuk japin opinione po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e viktimave të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kohat e këtyre”
Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/