ShowBiz

“Pse moj kafshë ku je…”, Dojna shpërthen ndaj ndjekëses që i dërgoi mesazhin fyes

Moderatorja Dojna Mema është padyshim një prej personazheve më të dashur për publikun.

Ajo është shumë aktive në instagram dhe shpesh herë e shohim teksa poston detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Së fundmi ka vendosur t’ju përgjigjet pyetjeve të fansave të cilët janë kuriozë kryesisht për jetën e saj private dhe raportin me Vlashentin.

Megjithatë ka edhe nga ata që dërgojnë mesazhe të pazakonta fyese.

“Pse moj kafshë ku je në Kukës? Në Tiranë je prap të hëngërt, kush të mban për të zgjut ty”

Dojna rrëfen se nuk e kupton çfarë ka dashur të thojë përsoni që ka dërguar këtë mesazh, por ajo tregon se urren që njerëzit ndajnë karakteristikat njerëzore sipas zonave duke ofenduar.

Ajo ju drejtohet ndjekësve të saj duke ju thënë ta ndajnë mendjen se Shqipëria është shumë e vogël për qenë e përçarë.

Link: https://www.instagram.com/dojnamema/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMc5D2sBFlO/