Andi është padyshim një prej personazheve më të përfolura të “Përputhen 2”.
Ai dhe Tea dolën çift nga spektakli, por gjithçka ishte thjesht për show, pasi në të vërtetë Tea ishte e lidhur me Beartin prej disa muajsh.
Pas skandalit të fotove të postuara në instagram ku ata të dy ishin me pushime në Bogë, Andi dhe Tea thanë se produksioni e dinte një gjë të tillë dhe se ata nuk mund të dilnin për shkak të kontratës që kishin firmosur.
Pas shumë deklaratave e kundër deklaratave, ata të dy u sqaruan me produksionin dhe tashmë kanë një raport të stabilizuar.
Ndërkohë Andi në një intervistë për Ekspuls pasi u pyet për Tean dhe Beartin tha se ka shumë respekt për ata të dy, ishalla bëhen me fëmijë dhe të jenë gjithë jetën bashkë.
Pra pavarësisht çfarë ndodhi, ai mban një raport shumë të mirë me çiftin dhe jo vetëm, por përgjithësisht me të gjithë kandidatët e “Përputhen”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=itck8o5Qlkg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLuRH8nnQyY/