ShowBiz

“E vërtetë që i gjuajta karriges..”, Atdheu habit me deklaratën për Shqipen

Atdhe Xharavina një prej djemve të “Përputhen” që së fundmi vendosi të largohej nga emisioni është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes.

Ai vendosi të largohej pas një debati të ashpër me Antonelën e cila e akuzoi ndër të tjera se ka qëlluar me karrige Shqipen.

Kjo e fundit ka thënë dikur se Atdheu është turpi i Kosovës, por asnjëherë nuk e ka sqaruar si është e vërteta e asaj që ka ndodhur realisht mes tyre.

Këtë e ka sqaruar vetë Atdheu gjatë një interviste për “Prive” ku ka treguar për herë të parë se është e vërtetë që ka qëlluar karrigen në nerva e sipër po kurrsesi nuk ka qëlluar Shqipen, pasi kjo është gjëja e fundit që do të bënte kundrejt një femre.

Ai thotë madje se është e vërtetë që e ka fyer, pasi kur ai humbet kontrollin fyen, por në asnjë moment nuk e ka gjuatur.

Atdheu rrëfeu gjithashtu se Shqipen e ka pasur shumë shoqe përpara kësaj ngjarjeje, megjithatë edhe pas asaj që ndodhi ai thotë se nuk i ka shpallur luftë dhe se gjithçka besoj do të ndalet me kaq.

Ai e cilëson të gjithë ngjarjen një keqkuptimi që në fund ngeli i pasqaruar.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MHblIn-5Opg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMXo5J1l7vE/

https://www.instagram.com/p/CMXOZLEr4Q7xA7OswwMMcbi1B0hlfPCeFoHRaI0/