ShowBiz

Ju zbulua lidhja me Arsimin, Ana habit me deklaratën e papritur për të

Ana Lleshi një prej vajzave të “Përputhen” që është larguar muaj më parë nga spektakli pas fotove në shtrat me Arjonin duket se ka gjetur dashurinë.

Sipas zërave që po qarkullojnë së fundmi thuhet se ajo është në një lidhje me Arsimin, djalin nga Maqedonia që hyri në emision pas largimit të saj, por që u largua shpejt për arsye personale pa i specifikuar.

Në një intervistë për Top Albania Radio, Ana flet për herë të praë lidhur me këto zëra.

Ajo tha duke qeshur se ku ka zë nuk është pa gjë, duke i konfirmuar kështu në njëfarë mënyre zërat, por më pas tha se në fakt mes tyre ende nuk ka asnjë gjë konkrete.

Megjithatë mënyra se si është përgjigjur, duket sikur e ka konfirmuar tërthorazi dhe tashmë presim vetëm konfirmimin zyrtar.

Link: https://www.instagram.com/p/CMwpoLsjiJ8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMHl2W3pJfHfcdurk2CPfWeEcVameNaXOWfw1A0/

https://www.instagram.com/p/CL2CM2RlZPm/