ShowBiz

“Më dashuro, më beso, më kripos..”, urimi special i Jonidës për ditëlindje

Këngëtarja Jonida Maliqi feston sot 38 vjetorin e lindjes.

Mes shumë urimesh nga miq e fansa të saj, urimi më i veçantë është ai që i ka bërë vetes.

Ajo pozon me një gotë verë në dorë, ndërsa po drekon në restorantin e Nusretit në Dubai.

Krahas fotove, Jonida shkruan shprehjen e famshme që ndodhet në këtë restorant: “Më dashuro, më beso, më kripos”

Krahas fotos shohim pafund urime për këngëtaren e cila së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga aktori Romeo Veshaj.

Në një intervistë të pak kohëve më parë, ajo pranoi ndarjen, ndërsa tha se me Romeon ishte ndarë në paqe dhe kishin mbetur miq.

Link: https://www.instagram.com/p/CM34pFOH7t6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMsNb4ynfCP/