Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes, pas vetëm disa muajsh bashkë.
Lajmin e konfirmoi vetë Bearti me anë të një postimi në instagram ku shpjegoi se gjithçka mori fund dhe nuk do të ketë më kthim prapa.
Ndarja erdhi pas udhëtimit të tyre në Stamboll me rastin e ditëlindjes së Teas ku çifti pati debate dhe kjo u duk qartë në statuset e postuara si prej Teas ashtu edhe prej Beartit e më pas fshirja e të gjitha fotove të përbashkëta.
Së fundmi Prive ka mësuar që arsyeja e ndarjes së tyre ishin botëkuptimet e ndryshme si dhe mënyra se si duhet menaxhuar lidhja në situatën kur privatësia është e pamundur.
Tea dhe Bearti e bënë publike lidhjen e tyre, një javë pasi Tea doli e përputhur me Andin duke shkaktuar një zhurmë të vërtetë në mediat online.
Link: https://www.instagram.com/p/CMC1VqJgyq2/
Link: https://www.instagram.com/p/CMAocxonvcj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHnxNSsAe1s/
https://www.instagram.com/p/CJMKO3oBUJr/