ShowBiz

Lënë pas sherrin nga e kaluara, Eneda dhe Albana i rikthehen miqësisë së vjetër

Eneda Tarifa dhe Albana Osmani kanë qenë  shoqe të  vjetra por prej vitesh ata si kemi parë bashkë. Me një  postim në  rrjete sociale gocat sapo na treguan se hatërmbetjet i kanë  lënë  anash dhe kan vijuar miqësinë  e tyre.

Që  nga ajo ditë e deri më sot ende nuk dihet shkaku i ftohjes mes tyre sepse asnjëra nuk ka dashur të  flas.

Eneda me një  foto të mikes së saj me të bijën shkruan: “Tezhe Banin e kishte marrë shumë malli për Arian. Mua edhe më shumë për syçkat e bukura dhe energjinë pozitive që më ka transmetuar gjithmonë kjo vajzë e fortë, artiste që bën gjëra të bukura gjithmonë. Më e fundit ‘Aromë gruaje’. Krenare për ty shoqja ime”.

Albana ia kthen komentin. “Zemrat e mia! Më kishte marë malli shumë! Arian e kam puthur çdo ditë në barkun e mamit dhe pak vite më parë ndërsa erdhi në jete ishte mrekullia më e madhe që mund të ndodhte shoqe, mike, sister! U gëzova shumë që ju pashë. Ma zbukuruat vendin! Ju dua shumë”, ka shkruar Albana.

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CNAKab2FgCa/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi: https://www.instagram.com/albanaosmani1/