Moderatorja Jona Spahiu ka nisur së fundmi moderimin e spektaklit të humorit “Kosherja”, bashkë me aktorin Bes Kallaku.
Një prej fansave më të mëdhenj të saj është padyshim i biri.
Vogëlushi Raiden ka bërë një reagim shumë të veçantë pasi ka parë të ëmën në një video teksa prezanton spektaklin.
“Mami si borëbardha”, dëgjohet të thotë ai ndërsa shikon të ëmën duke shkaktuar një reagim shumë të këndshëm tek familjarët dhe tek vetë Jona e cila e ka ndarë videon e të birit në story.
Vogëlushi Raiden është rritur tashmë dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, ndërsa mami Jona poston herë pas here foto dhe video me të birin në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/jonaspahiuu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHVsUChB2FD/