Aktorja e njohur Olta Gixhari prej më shumë se një viti po jeton në Spanjë pranë partnerin dhe vogëlushit Amar që erdhi në jetë në gusht të vitit të kaluar.
Ajo është treguar e rezervuar sa i takon jetës private dhe në rrjetet sociale shumë rrallë e kemi parë të postojë ndonjë foto me partnerin dhe në asnjë rast nuk e ka treguar portretin e tij.
Së fundi ajo është bërë nostalgjike dhe ka ripostuar një foto të tyre teksa pozojnë të përqafuar, shtrirë në breg të detit.
“Më ka marrë malli të zhgurritem me burrin brigjeve ehh”, shkruan Olta krahas fotos së postuar në instagram.
Olta dhe partneri i saj u bënë prindër të një djali në muajin gusht dhe herë pas here e shohim teksa poston foto dhe video me të voglin e saj, por pa e zbuluar portretin.
Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJOv4sHH70A/