Stresi është një nga reperat më të njohur të estradës sonë. Ai prej kohësh është larguar nga vendi dhe shkak ishte organizimi i protestës për Klodjanin.
Stresi është mjaft aktiv në rrjrtet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.
Ai pak orë më parë ka ndarë një foto nga fëmijëria e tij dhe që atëherë reperi paska pasur prirje për të qenë më i veçanti i turmës dhe duke thyer rregullat.
“Jam unë djali i keq përjetë, pa përparëse. Po mendoja çfarë bëjnë këta njerëz sot, shpresoj të jenë mirë Zoti qoftë me ju”, ka shkruar Stresi bashkangjitur fotos nga fëmijëria.
Reperi pak ditë më parë befasoj me pajtimin që bëri me Noizyn. Ai u shpreh se kemi qenë të papjekur dhe disa gjëra i kemi bërë jo mirë megjithatë sot nuk ka armiqësi me askënd.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNE1SsiJUg-/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/