ShowBiz

Boll vjedhe skeçet tona, Rezart Veleshnja shpërthen ndaj Altin Bashës

Lëvizja e Altin Bashës nga Portokallia ka qenë një nga lëvizjet më të zhurmshme të bëra ndonjëherë.

Ai tashmë është bërë  regjisor i emisionit të “Kosheres”. Së fundmi ka qenë Rezart Veleshnja i cili ka sulmuar publikisht pazaret e pista që sipas tij po bën Altin Basha.

Ai nuk ngurron ta akuzojë  publikish për vjedhje skeçesh dhe shumë gjëra të tjera.

“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po shkruaj këtë si letër e babagjyshit të Vitit të Ri, mos vidh më për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmon gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel more shtëpinë e Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën, e ka luajtur Flor Binaj para 3 vjetësh. Teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur edhe nga Topi dhe s’ke lekë të përballosh gjyqet. PS: Meqënëse ke ikur te TV Klan (që çfarë nuk ke vjellë për Frangajn) ke të fala nga Sandri”, shkruan Veleshnja.

Linku: https://www.instagram.com/stories/rezart._.veleshnja/2542295632213499184/

 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMedIfpnFel/?utm_source=ig_web_copy_link