ShowBiz

Ik e lësho lopët, Xheisara tregon përplasjen me familjen për shkak të muzikës

Këngëtarja Xheisara është mjaft aktive në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Ajo prej vitesh merret me muzikë dhe duket se fillimet e saj nuk kanë qenë aspak suportuese nga familja.

Xheisara së fundmi ka qenë e ftuar tek emisioni i Rudinës ku ka ndarë një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

Ajo tregon se hapat e parë në muzikë ishin shumë të vështirë sepse ajo vinte nga Burreli dhe familja nuk e mendonin fare se e bija kishte talent dhe një ditë mund të ishte në ekran.

Mami më thoshte ti je për të lëshuar lopët dhe jo për të kënduar, nëse ti don mund të këndosh kur të jesh me lopë por në ekran sbëhet fjalë-thotë këngëtarja.

Këngëtarja tregon se kishte vendosur të ndjekë ëndrrën e saj pa miratimin e familjes. Pasi mori pjesë në X Faktor dhe u përzgjodh.

Dalja e saj në ekran ishte një surprizë e madhe për familjarët që nga ajo ditë vendosën ta suportonin në çdo hap të sajin.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=R_rvNHN-sjU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKTka1BMqNf/?utm_source=ig_web_copy_link