ShowBiz

Rovena Dilo ndan me ndjekësit ëndrrën më të madhe të jetës

Rovena Dilo ka qenë dhe vijon të mbetet një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

Ajo së fundmi ka befasuar ndjekësit me një ëndërr të sajën, që e kishte që e vogël.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale këngëtarja shkruan:

‘Dikur,shumë e vogël,thosha do bëhem pilote!
Atëherë në qiellin e Tiranës kalonin rrallë avionë apo helikopterë dhe kur ndodhte të gjithë kalamajtë ulërinin si të çmendur në kor,”Aroplani..
Gjithsesi egzaltimi ishte kaq i madh saqë kishte nga ata fëmijë që kalonin në ngjirrje.
Por arsyeja kryesore mendoj,që kam dashur të bëhem pilote,ka qënë komshiu ynë, piloti Armando Gjoka,një ushtarak i ri shembullor,një djalosh i jashtzakonshëm me sy blu e buzëqeshje guximtare,i cili humbi jetën në manovra ushtarake,në moshën 26 vjeçare!

Ai më frymëzonte pa fund,tek vinte veshur me uniformën e tij të aviatorit nga shërbimet dhe të gjithë ne fëmijët e adhuronim deri në habi! Ai ka qënë arsyeja e parë besoj,që kam respektuar dhe vlerësuar çdo militar të këtij vendi!

Armando Gjoka nuk e mori kurrë titullin hero i popullit,por për mua dhe shumë të tjerë që e njohëm në atë kohë,ai ka qënë personifikimi i mbrojtjes dhe sigurisë,teksa kthehej veshur me uniformën e pilotit nga stërvitja me avionin e tij ,me të cilin ndonjëherë në të rrallë kalonte edhe mbi qiellin e Tiranës e na bënte ne të gjithëve të na rrihte zemra fort.’

Linku: https://www.instagram.com/p/CNH2d7CHVPM/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi I fotos: https://www.instagram.com/p/CMp2U33ntIW/?utm_source=ig_web_copy_link